Kur planifikoni të nisni stërvitjen e boksit te Arena Boxing Club & Fitness, kujdesuni të keni me vete:
– Këpucë të pastra, të përdorura vetëm në palestër. Atlete të zakonshme ose profesionale (kepuce boksi).
– Peshqir për të fshirë djersën.
– Bluzë shtesë për të ndryshuar gjatë stërvitjes (opsionale).
– Veshje sportive të rehatshme, të shkurtra ose të gjata sipas preferencës suaj.
– Mjetet e boksit. Fillimisht, duhet të keni fashaot e duarve dhe doreza të boksit, të cilat rekomandojmë të blini tek ne për të garantuar përputhjen me normat tona të sigurisë, për të parandaluar dëmtimet.
– Më vonë, do t’ju duhen mbrojtësit e dhëmbëve dhe mbrojtësa e kokës. Mbrojtja e kokës është opsionale, por këshillohet për sigurinë tuaj, veçanërisht nëse dëshironi të përfshiheni në sparring intensiv.
Të gjitha materialet tjera ndihmëse i gjeni tek ne pa pagesë extra, sic janë: litari kërcimit, topat e koordinimit, thasët e boksit etj.
No Comments