• +355 69 223 7527
  • Rr. Stavri Themeli, Pallati “Kompleksi Shushica”
  • Oraret, 9:00 PD -21:00 MD

Arena Team - Follow Your Dream

ARENA BOXING CLUB & FITNESS

Ne e kemi filluar aktivitetin e tone ne shtator te vitit 2013. E specializuar ne pergatitjen e boksiereve te niveleve elitare nen drejtimin e profesionisteve me eksperience mbi 15 vjet ne kete drejtim dhe te arsimuar ne fushen e sportit dhe edukimit fizik. Qellimi yne eshte ta cojme boksin shqiptar ne nje dimension tjeter. Pergatitja e sportisteve zhvillohet sipas metodologjise ruse dhe sigurisht qe me kryesorja eshte edukimi i te rinjve bazuar ne parimet dhe vlerat Olimpike. Fushata per popullarizimin e sportit te boksit perfshin jo vetem individet me kerkesa per te arritur rezultate te larta sportive por edhe masen e gjere te njerezve qe kerkojne te mesojne kete disipline per vetembrojte, tonifikim, rezistence apo per te shkarkuar stresin.

Me kalimin e kohes ne programin tone jane shtuar edhe disiplina dhe forma te tjera te aktivitetit fizik sic jane : Multi-Fit, Crossfit, Aerobi, Fitness, Pilates, Tae-Bo, Stervitje e Personalizuar etj. Keto disiplina po ashtu drejtohen nga profesioniste te fushes me eksperince shume vjecare.

Historiku

Arena Boxing Club & Fitness ka nje eksperience disa vjecare ne pergatitjen e atleteve ne boksin garues. Kjo palester ne keto vite ka pergatitur 14 kampione kombetare e 7 nenkampione kombetare, duke fituar gjithashtu edhe titullin Kampion Kombetar ne rang ekipor per vitin 2016. Perqindja e suksesit per arritjen deri ne finalen e kampionatit kombetar per atletet e ekipit ne cdo vit ka qene 1 ne 2 atlete, nje perqindje kjo qe nuk eshte arritur nga asnje ekip ne Shqiperi. Tashme kjo palester ka synimin, por ndjen edhe detyrimin moral per t’i cuar te gjithe atletet e saj ne suksese jo vetem kombetare, por edhe nderkombetare dhe po punon cdo dite pa u lodhur ne kete drejtim.

Te rejat ne Arena Boxing Club & Fitness

Pas nje historie suksesi ne trajnimin e boksiereve profesioniste, por kryesisht per te kenaqur kerkesat e shumta nga dashamiresit dhe miqte e palestres, Arena Boxing Club & Fitness vendosi qe pervec boksit garues, te sjelle per publikun edhe boksin aerobik per femra dhe meshkuj, kurse teknikash te boksit dhe te vetembrojtjes per femije e te rritur, si edhe disiplinat me te mira te pergatitjes fizike ne salla te mbyllura, per nje trup sa me te shendetshem dhe te bukur. Kjo fushe e re u eksperimentua vitin e kaluar me disa sportiste femra dhe meshkuj dhe rezultatet ishin mbreselenese. Per kete arsye u vendos qe kjo eksperience te ndahej me nje publik akoma edhe me te gjere, ne menyre qe familja Arena te zgjerohet akoma me shume me femije, vajza e djem te rinj, te pergatitur psikologjikisht dhe fizikisht, me vetebesim te larte si brenda palestres, por edhe jashte saj ne jeten e perditshme. Risia me e madhe qe sjell Arena Boxing Club & Fitness dhe per te cilen kjo palester eshte unike ne Shqiperi eshte ndertimi i nje programi individual per cdo anetar te familjes, i pershtatur me kushtet fizike dhe jeten profesionale te gjithsecilit. Synimi i palestres eshte transformimi trupor brenda 3 muajsh, me foto perpara dhe pas ndjekjes se programit, si deshmia me e mire e punes se kualifikuar dhe plot dashuri.

Sqarime per kursantet

Sqarojme se pervec kurseve te boksit garues, te ushtruar nga profesioniste, ne kurset e tjera te boksit per femije, qellime aerobike, vetembrojtjeje, apo mesimi teknikash, kontakti fizik midis kursanteve eshte i ndaluar. Qellimi i palestres per amatoret eshte mesimi i boksit si kulture, ne kuader te pergatitjes se mrekullueshme fizike dhe psikologjike qe jep ky sport. Ne cdo rast stervitja kryhet nen survejimin e stafit trajnues, me kujdesin maksimal qe te evitohet cdo demtim muskular, apo i natyres traumatike.

152
Anëtar
  • Meshkuj - 47%
  • Femra - 21%
  • Fëmijë - 32%

AMBJENTET E PALESTRES

RING

FITNESS

THES

STRETCHING

CARDIO

KONDICION

ZONA PESHAVE

PERSONAL TRANING

VLERËSIMI I TRAJNERIT

VIDEO

Verified by MonsterInsights