Aldjon Kolldani është pjesë e brezit të ri të trajnerëve të Arena Boxing Club, i formuar nën drejtimin dhe filozofinë e kryetrajnerit Fatjon Sorra. Si një nga ish-nxënësit tanë më të përkushtuar, ai përcjell me pasion metodologjinë e stërvitjes dhe vlerat që përfaqëson Arena Boxing: disiplinë, përkushtim dhe zhvillim personal përmes boksit.
Përveç rolit të tij si trajner, Aldjoni është gjithashtu boksier profesionist aktiv, duke sjellë në çdo stërvitje përvojën e drejtpërdrejtë të ringut.
Ai zhvillon klasat e dedikuara për fëmijët deri në 12 vjeç dhe të rinjtë deri në 16 vjeç, duke u fokusuar në ndërtimin e teknikës, kondicionit fizik dhe vetëbesimit. Gjithashtu, ofron stërvitje të personalizuara dhe seanca në grupe të reduktuara (deri në 6 persona), për ata që kërkojnë një qasje më të afërt dhe efektive ndaj trajnimit.



