Fatjon Sorra – 2 here kampion kombetar per te rritur, 1 here kampion kombetar per te rinj dhe 2 here kampion kombetar per para te rinj. Fatjoni eshte shpallur shume here fitues edhe ne shume turne nderkombetare dhe eshte i njohur si per guximin dhe vendosmerine e tij brenda ringut, por edhe per ngrohtesine, elokuencen dhe metodologjine e tij per te gjithe kursantet. Pasi vendosi te mbylle karrieren e tij si boksier, Fatjoni shquhet ne rrethin e sportisteve per punen e tij te palodhur dhe kujdesin deri ne detaje ne programin stervitor te gjithsecilit. Nga ai do te degjoni rralle here fjalen “Bravo” dhe vetem atehere kur vertet do e meritoni. Perfeksionizmi i tij mund te duket i lodhshem per fillimin, por pas disa muajsh trajnimi nen kujdesin e tij do e kuptoni qe hapat e bere ne kuader te pergatitjes fizike, teknike dhe psikologjike kane qene madhore. Jo me kot Arena Boxing Club & Fitness numeron kaq shume kampione kombetare. Fatjoni eshte diplomuar edhe ne shume programe trajnimi nderkombetare dhe sot eshte padyshim nje nder trajneret me te mire Shqiptare jo vetem ne fushen e boksit, por edhe persa i perket pergatitjes fizike dhe psikologjike te atleteve. Jashte ringut, Fatjoni eshte i diplomuar ne Ekonomi Agrare, ku ka marre edhe Graden Shkencore Master dhe gjithashtu eshte diplomuar per Jurisprudence dhe ne Shkencat e Levizjes tek Universiteti I Sporteve te Tiranes.