BOKS KOMPETITIV
BOKS PËR FITNESS
BOKS PËR FËMIJË
BOKS PËR FEMRA

Kohëzgjatja

Aktiviteti

Eksperience ringu

CALORIE BURN
Klasat e boksit jane specialitet i Arena Boxing Club & Fitness dhe zhvillohen per te gjitha moshat duke nisur prej moshes 8 vjec, si per meshkuj edhe femra te te gjitha niveleve te pergatitjes. Keto klasa i japin mundesin nje mase te gjere njerezish ta praktikojne boksin per motive :
1) PROFESIONALE
Te gjithe ato qe enderrojne nje dite te boksojne ne arenat me te medhaja ne Europe dhe me gjere do te gjejne vendin ideal tek ne. Ne palestren tone jane stervitur dhe vazhdojne te sterviten mbi 20 kampione kombetare dhe rreth 10 boksiere profesionist me rezultatet e te cileve krenohet jo vetem palestra jone por e gjithe Shqiperia.
2) VETEMBROJTJE
Mes kampioneve stervitet edhe nje kontigjent i madh njerezish qe e praktikojne boksin per vetembrojtje. Ato e din shume mire se jeta eshte e veshtire dhe shpesh te godet rende ndaj duhet te jesh i pergatitur ti mbash gjithmone duart lart.
3) FITNESS
Boksi njihet si nje nga sportet qe djeg shume kalori pa e kuptuar dhe per te shkarkuar stresin, ndaj edhe shume modele ne te gjithe boten ja falin besimin e bukurise atij. Ne nje seance stervitore mund te digjen minimalisht 500-600 kilokalori. Po ashtu verehet nje rritje e dukshme e forces, rezistences, shpejtesise, koordinimit dhe elasticitetit.
BENEFITET: Renie nga pesha, tonifikim muskujsh, rritje rezistences, forces, shpesjtesise, koordinimit, elasticitetit, shkarkim stresi.
KLASA E FITBOX PER FEMIJET DERI 12 VJEC
Ky sherbim i dedikohet femijeve te moshes nga 8 deri 12 vjec. Nje pjese te rendesishme te programit ze boksi, i cili perdoret per qellime te zhvillimit te gjithanshem fizik, shkarkimin e energjise se tepert dhe formimin e vetbesimit e disiplines. Mesimi zhvillohet ne formen e lojerave cka e ben me atraktive dhe te pranueshme nga femijet e kesaj moshe.
BENEFITET: zhvillim i gjithanshem fizik, socializim, shkarkim i energjise se tepert, koordinim, elasticitet, force, shpejtesi, rezistence.