Marina Tasho – Ka mbaruar studimet e larta dhe ka marre titullin master shkencor tek Universiteti i Sporteve ne tirane. Marina ka eksperience me shume se 6 vjet ne sferen e fitness (aerobi, pilates, aquagym, squat, personal training etj.). Ajo ka qene ish basketbolliste e Skenderbeut per 9 vite dhe njekohesisht edhe fituese e medaljes se argjendit ne Universiaden Mbarekombetare ne vitin 2014 ne disiplinen e skive. Prej 4 vitesh Marinen e gjeni duke ushtruar edhe profesionin e instruktores se skive gjate sezonit dimeror. Marinen e njohin te gjithe si vajzen e qeshur dhe energjike te palestrave, me nje pasion te rralle per sportin. Marina i eshte bashkuar stafit te palestres prej 3 viteve, si rrjedhoje e rezultateve te larta te arritura ne palestra te tjera te mirenjohura te vendit dhe per t’i dhene nje shtyse me te madhe pergatitjes fizike brenda palestres, jashte sportit te boksit. Me Marinen do te ndiqni kurset me teknikat me te avancuara te pergatitjes fizike ne salla te mbyllura si Multi-Fit, Aerobi, Crossfit, Pilates, Yoga, Stervitje te Personalizuar etj.